MëPëlqen! Po, po, M E P E L Q E N! Kështu u pagëzua platforma më e re për tregtinë elektronike në Shqipëri. Natyrshëm mund t’ju lind pyetja se cila është lidhja e emrit me platformën. Lidhja qëndron pikërisht te ndjenja, që u ngjiz fill pas konceptimit të idesë për një platformë për shitblerjet online. Implementimi i një ideje të tillë do t’i shërbente dy palëve të një transaksioni që shoqëron pothuajse çdo dite secilin prej nesh, herë në pozitën e shitësit e herë në pozitën e blerësit. Ideja u përqafua dhe u pëlqye aq shumë saqë togfjalëshi “më pëlqen” kumbonte dhe jehonte si një lajtmotiv. E bukur dhe e thjeshtë, kjo frazë u emërzua dhe u shndërrua në Mëpëlqenin, që ju, i/e dashur lexues/e po vizitoni sot.
Përparimet teknologjike, globalizmi, krizat e ndryshme dhe shumë fenomene të tjera të pashmangshme po ndikojnë masivisht jetën tonë. Po le të flasim më konkretisht. Pandemia detyroi shumë biznese të ulnin qepenat e dyqaneve, të kyçnin dyert e zyrave dhe si rrjedhojë u shkaktua bllokimi i shumë transaksioneve. Mirëpo jeta nuk mund të vazhdonte gjatë në mungesë të këtyre aktiviteteve, ashtu sikurse nuk mundet një organizëm të jetojë nëse ndalojnë së punuari qeliza të tëra dhe ndërpritet qarkullimi i gjakut. Në keto kushte, bizneset u adaptuan rrethanave dhe gjetën zgjidhje për të vijuar ushtrimin e veprimtarisë së tyre. Teknologjia dhe globalizmi ishin në këtë rast jo vetëm një ndihmë e madhe, por edhe një çelës i artë që frymëzoi zhdërvjelltësimin e shndërrimeve.
Ato që u diktuan si zgjidhje nga nevoja, me kalimin e kohës u kthyen në zgjedhje, pra shumë biznese zgjodhën operimin online si metodë të vetme të punës së tyre, ose si një alternativë plotësuese krahas metodës tradicionale. Nga ana tjeter, konsumatorëve duket se u ka shërbyer më së miri gjithë kjo dinamikë duke u ofruar opsione të reja në mënyrën sesi i përmbushin nevojat dhe dëshirat e tyre.
A është Mepelqeni koherent me këto ndryshime të vrullshme që po pëson shoqëria? Absolutisht po! Madje, këto u benë shkëndijë për Mepelqenin. Platforma, si një risi në tregun shqiptar, shkon krah më krah me zhvillimet moderne dhe njëjtësohet me kohën që nuk rresht së vrapuari për të ndjekur trendet dhe ritmin e shitësve dhe blerësve. Megjithatë, duhet thënë që realiteti shqiptar, ne këtë kontekst është disi i prapambetur në krahasim me vendet e zhvilluara perëndimore dhe orientale. Të gjithë ne me siguri kemi parë në filma e seriale te huaja bashkekohore, ose kemi degjuar nga miq e të afërm se sa i preferojnë të huajt blerjet online në platforma dhe nga ana tjetër se sa i përdorin bizneset platformat për shitjet online. Shqipëria nuk është ende në këto nivele, por statistikat tregojnë që gjithnjë e më shumë po i afrohemi zakonit të shitblerjeve online dhe ne jemi të lumtur që kemi krijuar për ju destinacionin ideal të shitblerjeve online dhe me krenari mund të themi se jemi ura virtuale që lidh bizneset me konsumatorët dhe anasjelltas.
Mepelqeni u lind në nëntor të vitit 2021 dhe u desh një punë gati njëvjecare derisa platforma debutoi në tregun shqiptar. Gjatë kësaj kohe është punuar intensivisht me planin e biznesit, ndërtimin e web-it, marketingun, etj. Mepelqeni nuk është thjesht një entitet i së tashmes, por një krijim i mirëmenduar, për tu bërë lider në fushën ku operon, thënë kjo në terma afatgjatë. A është ajo që ju shikoni sot te website-i, pamja përfundimtare e Mepelqenit? Sigurisht qe jo! Mepelqeni është si një pikturë, të cilën artisti e pasuron pafundësisht me forma e ngjyra tërheqëse për të arritur përsosmërinë. Similituda kumton se Mepelqeni është gjithnjë duke u përmirësuar estetikisht dhe funskionalisht, në dukje e në përmbajtje, me qëllim që ekperienca e shitësve dhe e konsumatoreve të jetë sa më e këndshme dhe dobiprurëse. Platforma, me përpjekjet e devotshme dhe këmbëngulëse dhe me një staf të dedikuar, të trajnuar dhe me experiencë në pozicionet përkatëse, po kompozon vendin e përkryer për shitblerjet online, duke synuar ngjitjen në piedestal në Shqiqëri dhe më gjerë. Ky është vizioni i Mepelqenit!
Nëse jeni biznes, ka shumë arsye për tu integruar te Mepelqeni. Dëshironi të rrisni vizibilitetin dhe audiencën e biznesit tuaj si dhe të rrisni shitjet? Dëshironi një proces automatik dhe të thjesht për t’i njoftuar blerësve të produkteve tuaja fazat e njëpasnjëshme të porosive? Mepelqeni jua mundëson të gjitha këto. Ju mund të listoni produktet tuaja te platforma dhe të krijoni dyqanin tuaj online, të cilin mund ta perdorni si website. Platforma ju ofron dy mënyra për të listuar. Ju mund t’i listoni produktet një nga një, ose të ngarkoni një dokument elektronik që përmban të dhënat e shumë produkteve dhe Mepelqeni i zbërthen ato si me magji. Nese tashme e keni nje website, ose produktet tuaja i keni te postuara në rrjete sociale, Mepelqeni, nëpërmjet një procesi automatik, mund t’i transkriptoje listimet per ju. Në këtë rast, juve ju ngelet vetem të çmoni përfitimet! Platforma ka shikueshmeri të lartë falë fushatave profesionale te marketimit dhe bashkepunimeve me influencers. Kësisoj, mund të themi se Mepelqeni zëvendëson fare mirë sponsorat e kushtueshme në rrjetet sociale. Ne kemi çdo ditë kërkesa për blerje nga konsumatorë dhe paralelisht kemi çdo ditë biznese që ngrenë profilin e tyre te Mepelqeni. Ejani dhe ju, të korrim suksesin së bashku!
Nëse jeni konsumator, ka shumë arsye për tu integruar te Mepelqeni. Dëshironi të kurseni kohë për blerjet tuaja? Dëshironi të gjeni gjithçka në një vend të vetëm? Mepelqeni jua mundëson të gjitha këto. Ju mund të gjeni të listuara në platformë produkte të kategorive te ndryshme që shiten nga biznese të ndryshme dhe duke i pasur të gjitha në një faqe, mund të krahasoni produktet me njëra-tjetrën, çmimet, etj. Tani nuk është më e nevojshme të vizitoni secilin dyqan veç e veç, online ose fizikisht për të kërkuar produktet për blerjet e rradhës. Platforma ekspozon për ju një larmi produktesh, madje edhe nga biznese të cilat nuk i keni dëgjuar ndonjëherë më parë dhe për të siguruar informacione sa më të plota dhe të sakta për bizneset dhe produktet në shitje, Mepelqeni ka investuar në ngritjen e një mekanizmi human kontrolli. Po ashtu, ju mund te merrni njoftime nga Mepelqeni për të rejat më të fundit lidhur me bizneset, produktet, ofertat e preferuara dhe shumë më shumë. E gjitha kjo ofrohet plotësisht falas. Ne kemi çdo ditë produkte të reja në shitje dhe paralelisht kemi çdo ditë konsumatorë që regjistrohen e drejtohen te ne për blerjet e tyre. Ejani dhe ju, të shijojmë blerjet së bashku!
Keni pyete? Mepelqeni ka kënaqësinë t/ju shërbejë çdo ditë. Keni sugjerime? Mepelqeni ju mirëpret në çdo kohë. Bashkohuni me trendin e shitblerjeve online.